Mbahet takimi i Komiteteve Programore

Mbahet takimi i Komiteteve Programore

  • Date & Time:
    • Tetor 13, 2023

Sot, më 10.10.2023, Komiteti i programeve të Akademisë Tempulli ka mbajtur takim e radhës me stafin akademik dhe përfaqësuesit e studentëve, anëtar të këtij komiteti.

Në këtë takim u diskutuan disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e mbarëvajtjes së mësimit  në Akademi, më konkretisht u diskutua për:

  • Fillimi i vitit të ri akademik,
  • Kalueshmërinë e studentëve ne afatin e Shtatorit,
  • Orari mësimor për vitin akademik 2023/2024,
  • Aprovimi i syllabuseve,

Me theks të veçantë u diskutua për vijueshmërinë e studentëve në ligjërata dhe strategjitë për motivim të tyre për pjesëmarrje aktive.Një vlerësim i përgjithshëm ishte se procesi mësimor, në të gjitha pikat e cekura më lartë ka qenë në nivel të kënaqshëm dhe u dakordua që të ketë një angazhim edhe më të madhe me qëllim të arritjes së objektivave studimore si nga ana e stafit Akademik ashtu edhe nga ana e studentëve, gjithmonë duke pasur parasysh objektivin e të pasurit të studentit në qendër. Po ashtu, ju kërkua të gjithë stafit akademik që të punohet sipas syllabusit dhe ti kushtohet më shumë rëndësi prezantimit të tij, jo vetëm në orën e parë, por edhe në vazhdimësi.

Tempulli falënderon stafin akademik për kontributin e vazhdueshëm.

Join event

2023-10-13 2023-10-13 Europe/London Mbahet takimi i Komiteteve Programore Sot, më 10.10.2023, Komiteti i programeve të Akademisë Tempulli ka mbajtur takim e radhës me stafin akademik dhe përfaqësuesit e studentëve, anëtar të këtij komiteti. Në këtë takim u diskutuan disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e mbarëvajtjes së mësimit  në Akademi, më konkretisht u diskutua për: Fillimi i vitit të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×