Ligjërata e parë Online për njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, në kuadër të Rivista shkollore “Siguria në rrugë 2023” – Edicioni i tetë

Ligjërata e parë Online për njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, në kuadër të Rivista shkollore “Siguria në rrugë 2023” – Edicioni i tetë

  • Date & Time:
    • Prill 28, 2023

Pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova si dhe nxënës edhe nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren. Po ashtu pjesë e hapjes së ligjëratës së parë online ishin edhe partnerët tanë të projektit Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve ku së bashku me Drejtorin e Akademisë Tempulli, prof. Muhamed Krasniqi, i njoftuan pjesëmarrësit për projektin dhe rëndësinë e sigurisë në rrugë dhe për të vazhduar tutje me ligjërimin MSc. Zgjim Bajraktari.

Sesionet e radhës do të mbahen ditëve në vijim, ku do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli, së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit.

Join event

2023-4-28 2023-4-28 Europe/London Ligjërata e parë Online për njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut, në kuadër të Rivista shkollore “Siguria në rrugë 2023” – Edicioni i tetë Pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova si dhe nxënës edhe nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren. Po ashtu pjesë e hapjes së ligjëratës së parë online ishin edhe partnerët tanë të projektit Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve ku së bashku me Drejtorin […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×