Kosova ndez qirinj në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafik

Kosova ndez qirinj në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafik

  • Date & Time:
    • Nëntor 20, 2023
Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Kosova ka shënuar një ngjarje të veçantë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Në orën 17:00 përfaqësues të Tempullit, AMRKS, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe qytetarë u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të shprehur solidaritetin ndaj viktimave të trafikut rrugor.
Qirinjtë u ndezën si një simbol i dritës së shpresës dhe një kujtim i jetëve të humbura në rrugë. Ky tubim është pjesë e nismës botërore për të përkujtuar dhe theksuar nevojën për veprime urgjente për të përmirësuar sigurinë rrugore.
Organizatorët falënderuan Policinë e Kosovës, Ministrinë e Infrastrukturës dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Aktiviteti shënon një tjetër vit të përkujtimit dhe ndërgjegjësimi për të reduktuar numrin e aksidenteve rrugore dhe për të mbrojtur jetët e qytetarëve.
E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. Kjo ditë shënohet në mbarë botën me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe është një mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Ky ngjarje e veçantë u bë pjesë e fushatës botërore për siguri rrugore, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla për të adresuar sfidat në lidhje me trafikun rrugor dhe për të përkujtuar viktimat në mbarë botën.

Join event

2023-11-20 2023-11-20 Europe/London Kosova ndez qirinj në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafik Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, Kosova ka shënuar një ngjarje të veçantë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Në orën 17:00 përfaqësues të Tempullit, AMRKS, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe qytetarë u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të shprehur solidaritetin ndaj viktimave të trafikut rrugor. Qirinjtë […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×