Filloi Edicioni i tetë i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023”

Filloi Edicioni i tetë i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023”

  • Date & Time:
    • Mars 13, 2023

Sot, me datë 13 mars 2023 me fillim në ora 10.00 në SHML “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, zyrtarisht filloi Edicioni i tetë i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023”. Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli (www.tempulli.org) së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit.
Të pranishëm në lansimin e aktiviteteve të Edicionit të tetë të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023” ishin, Profesor Muhamed Krasniqi nga Akademia Tempulli, ideator dhe bartës i këtij projekt, Eprorët e lartë nga Policia e Kosovës z. Afrim Ahmeti dhe z. Jeton Rexhepi së bashku me përfaqësues të tjerë nga Policia e Kosovës, Drejtori i Shërbimeve Publike nga Komuna e Prishtinës z. Ilirik Musliu, AMRKS, BKS, etj.
Gjatë aktivitetit fillimisht në secilën paralele u mbajtën ligjërata sensibilizuese rreth Sigurisë në Rrugë me theks të veçantë rreth rëndësinë së njohjes së shenjave dhe rregullave të trafikut si dhe u shpërndan pyetësorë për vlerësimin e njohurive të nxënësve rreth këtyre temave.
Përgjatë dhjetë viteve të kaluara me përzgjedhjen e MASHTI-t janë vizituar 83 shkolla në ciklit të ulët fillor dhe të mesëm dhe janë përfshirë në ligjërata dhe testime 7168 nxënës, kësaj radhe fokusi i aktiviteteve me nxënës do të janë nxënësit e mësimit të mesëm të lartë.
Sipas planit të detajuar të veprimit përgjatë disa javëve të muajit mars dhe prill 2023, në secilën komunë do të vizitohen shkollat e mese te larta të cilat mund të janë më të rrezikuara nga afërsia apo qasja e tyre direkte në rrugë automobilistike. Pjesa tjetër e shkollave do të marrin testet dhe pyetësorët online me qëllim që projekti “Siguria në rrugë” të jetë sa më gjithëpërfshirës. Ndërkaq rezultatet e pyetësorëve do të publikohen në fund të kampanjës, të gjetura që do të mund të ju shërbejnë institucioneve relevante rreth përmirësimit të sigurisë në trafik dhe marrjen e masave konkrete të bazuara në të dhëna faktike.
Aktivitetet do të vazhdojnë për disa javë gjatë muajit mars dhe prill 2023.

Join event

2023-3-13 2023-3-13 Europe/London Filloi Edicioni i tetë i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023” Sot, me datë 13 mars 2023 me fillim në ora 10.00 në SHML “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, zyrtarisht filloi Edicioni i tetë i Rivistës shkollore “Siguria në rrugë-2023”. Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli (www.tempulli.org) së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe mbështeten nga Ministria […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×