Dhuruesit e Gjakut Shpërndajnë Shpresë për Viktimat e Trafikut Rrugor

Dhuruesit e Gjakut Shpërndajnë Shpresë për Viktimat e Trafikut Rrugor

  • Date & Time:
    • Dhjetor 17 - Nëntor 17, 2023
Sot, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore, dhurues vullnetar të gjakut nga Akademia Tempulli, AMRKS, Policia, dhe qytetarë janë mbledhur për të dhuruar gjak që të ju dalin në ndihmë viktimave të trafikut rrugor duke ndihmuar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të gjakut për nevojat e mjekësisë së urgjencës.
Tempulli dhe AMRKS ka punuar ngushtë me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe falënderojnë të gjithë stafin e kësaj qendre për punën që vazhdimisht bëjnë.
Ky akt i dashurisë dhe përkushtimit ndaj viktimave të trafikut rrugor shpreh vullnetin e komunitetit për të kontribuar në shërimin dhe rikthimin në jetë të atyre që kanë pësuar nga aksidentet rrugore.
Si organizatorët të fushatës shprehim falënderime të thella për të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe kanë dhuruar gjak, si dhe mediat për përkrahjen duke theksuar se kjo nismë ka një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e viktimave të trafikut rrugor dhe është një shembull i shkëlqyeshëm i solidaritetit dhe bashkëpunimit në komunitet.
Ky lajm sjell një ndjesi të ngrohtë dhe inkurajuese për të gjithë qytetarët, duke demonstruar se bashkëpunimi i komunitetit mund të sjellë ndryshime pozitive dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë në momente të vështira.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vazhdojnë të marrin pjesë në dhurimin e gjakut në vazhdimësi dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së viktimave të trafikut rrugor. Çdo pikë gjaku ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mund të shpëtojë një jetë.
Fushata e dhurimit të gjakut është një shembull i qartë se, kur komuniteti bashkohet, mund të bëjnë ndryshime të mëdha dhe të sjellin ndihmë shpirtërore dhe fizike atyre që kanë nevojë.

Join event

2023-12-17 2023-11-17 Europe/London Dhuruesit e Gjakut Shpërndajnë Shpresë për Viktimat e Trafikut Rrugor Sot, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore, dhurues vullnetar të gjakut nga Akademia Tempulli, AMRKS, Policia, dhe qytetarë janë mbledhur për të dhuruar gjak që të ju dalin në ndihmë viktimave të trafikut rrugor duke ndihmuar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×