Në kuadër të programit të tyre të studimit, studentët e programit Master në Inxhinieri të Trafikut dhe Siguri Rrugore kanë përfunduar me sukses praktikën e tyre në SH.M.L.P Shtjefën Gjeqovi. Praktika u zhvillua në fushën e Diagnostikës së Automjeteve dhe ishte pjesë e lëndës që e ligjërohet nga profesori Gjelosh Vataj.
Studentët patën mundësinë të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në një mjedis praktik. Ky eksperiencë jo vetëm i lejoi ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, por gjithashtu kontribuoi në thellimin e tyre të njohurive në fushën e sigurisë rrugore.
Profesori Gjelosh Vataj, tha se është krenar për përpjekjet dhe arritjet e studentëve. Ai theksoi rëndësinë e një lidhje të ngushtë mes teorisë dhe praktikës në inxhinieri.
“Praktika është një hap shumë i rëndësishëm për studentët tanë,” tha Profesori Vataj. “Ata jo vetëm që zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, por gjithashtu marrin një përvojë të çmuar që do t’i ndihmojë në karrierën e tyre të ardhshme në fushën e inxhinierisë.”
![](https://tempulli.org/wp-content/uploads/2023/11/7aeaeb0f-4426-487a-890a-96698b59526b-300x135.jpg)
![](https://tempulli.org/wp-content/uploads/2023/11/72f630ba-cc47-4fe7-af17-819edc6b5171-300x135.jpg)
![](https://tempulli.org/wp-content/uploads/2023/11/f39751e7-b14b-440c-8976-e13809fbcc6f-225x300.jpg)
![](https://tempulli.org/wp-content/uploads/2023/11/94a266d5-f153-4baa-8765-098fc562fee8-225x300.jpg)