Gjatë kësaj jave, në kuadër të marrëveshjes së mobilitetit të Tempullit dhe Universitetit Ayvansaray nga Stambolli, Turqi janë duke qëndruar në institucionin tonë për vizitë studimore znj.Neslihan İçin dhe znj.Gizen Baki.
Në kuadër të vizitës, Neslihan İçin dhe Gizen Baki mbajtën edhe ligjëratë online për studentët e Tempullit me temën “Psikologjia në Trafik”, si dhe ndanë informacione rreth Universitetit Ayvansaray, dhe mundësitë e shkëmbimit të studentëve tanë me këtë universitet në kuadër të programit Erasmus+.
#Tempulli #Mobility #Erasmus+