02, Mars 2012
Tempulli është Shkolla e Parë Profesionale në vend dhe rajon e cila fillon implementimin e praktikës profesionale në bazë të programeve të akredituara duke patur në qendër të studimeve punën praktike të studentëve. Në këtë frymë do të fillon edhe organizimi i praktikës profesionale në kohëzgjatje të një semestri. Praktika do të mbahet
nëpër institucionet partnere dhe kompanitë publike-private me të cilat Tempulli ka marrëveshje të bashkëpunimit. Gjatë këtij takimi studentëve i’u është shpërndarë udhëzuesi për praktikë me informatat e nevojshme lidhur me praktikën. Takimi është zhvilluar në një rrafsh mjaftë bashkëpunues dhe interaktiv. Studentët ishin të bindur se me sukses do t`a kalojnë edhe sfidën e fundit deri te diplomimi i tyre.