Prishtinë 29 Janar 2013
Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem Jashari” dhe Shkolla e Lartë Profesionale Tempulli kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të vazhdimit të ngritjes profesionale dhe zhvillimit të standardeve profesionale të të dyja institucioneve.
Ky Memorandum Bashkëpunimi, u cilësua si mjaftë i rëndësishëm, pasi që me këtë palët do të ndihmojnë në vendosjen e skemës së ndërsjellët përmes së cilës punëtorët e zgjedhur të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari” do të vijojnë aktivitetet sipas kërkesës në Shkollën e Lartë Profesionale Tempulli (SHLPT), nga ana tjetër studentët e zgjedhur të SHLPT-së do të vijojnë aktivitetet sipas kërkesës në ANP, ku qëllim i këtyre aktiviteteve është kusht për zhvillimin profesional dhe edukativ.
Në kuadër të kësaj marrëveshje SHLPT-ja, me që është institucion i lartë arsimorë i akredituar dhe i licencuar, për ANP-në do të ofrojë programe profesionale trajnuese dhe akademike sipas kërkesave të ANP-së, duke sjellë ekspert në fushën e transportit ajror, postës dhe telekomunikacionit si dhe logjistikës, kurse për studentët e SHLPT-së, ANP-ja do të ofroj punë praktike sipas nevojave dhe kërkesës së SHLPT-së.
Me këtë memorandum, ANP – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, edhe njëherë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit për ngritjen e kapaciteteve profesionale të cilat ndikojnë direkt në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.