Prishtinë, 17-19 Mars
Në kuadër të projektit TEMPUS LO@HEI “ Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimit dhe mësimin kërkimor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës”, i cili përfundon në Prill të këtij viti, me datën 17-19 Mars 2015 u mbajt puntoria e radhës, ku morën pjesë partnerët ndërkombëtar dhe përfaqësuesit nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë të Kosovës që janë të përfshirë në projekt.
Qëllim kryesor i këtij aktiviteti ishte prezantimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes partnerëve në lidhje me mësimdhënien e orientuar në hulumtim.
Gjatë dy ditëve sa zgjati punëtoria, profesorët nga Universiteti i Salzburgut , Universiteti Cork, Universiteti Politehnica dhe përfaqësuesit nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë të Kosovës prezantuan eksperiencat e institucioneve të tyre me mësimdhënien e orientuar në hulumtim si dhe u dhanë rekomandimet për finalizimin e udhëzuesit për mësimdhënien e orientuar në hulumtim.