Zagreb, 2 Qershor 2016
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kolegjit “Tempulli” dhe Fakultetit të Shkencave të Komunikacionit nga Universiteti i Zagrebit ka kohë që ka filluar marrjen e masave konkrete për të zbatimin e saj.
Me qëllim të akordimit të punëve në vazhdim, Dekani i Fakultetit të shkencave të komunikacionit Prof. Dr. Hrvoje Gold me bashkëpunëtor priti në takim pune drejtorin e Kolegjit “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi.
Të dy udhëheqësit më të lartë të institucioneve u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mobilitetit të profesorëve dhe studentëve, por edhe në projekte dhe studime shkencore në fushën e transportit dhe trafikut.