Prishtinë, 24 Nëntor 2016
Institucioni ynë përveç bashkëpunimit me institucione vendore dhe akter të tjerë të fushës sonë në Republikën e Kosovës, një rëndësi të veçantë gjithmonë i kushton edhe bashkëpunimit me institucione dhe universitete të ndryshme nga rajoni dhe Evropa.
Sot, me datë 24 Nëntor 2016 institucioni ynë u vizitua nga profesorë të Universitetit Teknik të Dresdenit, të cilët me këtë rast edhe mbajtën një ligjëratë për studentët tanë.
Ligjërata në fjalë ishte një mundësi e mirë për tu informuar nga afër me veprimtarinë e këtij universiteti, me rezultatet e hulumtimeve të fundit në fushën e transportit dhe mundësitë që ata ofrojnë për mobilitet të studentëve.
Universiteti Teknik i Dresdenit (TUD) është një nga universitetet më të mëdha dhe më dinamike në Gjermani, me gjithsejtë 14 fakultete të ndarë në pesë fusha studimi.