Prishtinë, 23 Dhjetor 2019
Drejtori i Kolegjit Tempulli, Profesor Muhamed Krasniqi përmes një urimi iu është drejtuar studentëve, profesorëve dhe partnerëve. 2019-ta padyshim se ka qenë një vit sfidues për Kolegjin Tempulli, por ka qenë edhe një vit gjatë të cilit kemi arritur shumë, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes tuaj të ngushtë. Ne së bashku me ju në vitin 2020 presim më shumë histori suksesi të cilat do të afirmojnë edhe më tutje punën tonë të nisur qysh në vitin 1992. Përmes kësaj kartoline ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj festat e fundvitit. Gëzuar 2020-ta.