Prishtinë, 24 prill 2020
Instituti për siguri rrugore dhe hulumtime në transport i Tempullit , ka përfunduar draftin e parë të hartimit të planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban për Komunat e Gjilanit, Podujevës, Ferizajit dhe Graçanicës.
Planet urbane përveç që paraqesin gjendjen e tanishme në trafik dhe transport nëpër komunat përkatëse ato përmbajnë dhe implementimin e masave të nevojshme në periudhat e planifikimit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Në fund të secilit plan urban, janë paraqitur përmbledhjet e masave për transportin publik urban, sigurinë në trafik, infrastrukturën rrugore, lëvizjet aktive, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e parkingjeve.
Ekipi i ekspertëve të institutit ka falënderuar posaçërisht Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe të gjithë zyrtarët komunal për bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional gjatë këtyre muajve në kuadër të hartimit të këtyre planeve të mobilitetit urban.