Në mëngjesin e sotëm te dy drejtoret z. Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe Profesor Muhamed Krasniqi nga Akademia Tempulli nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim profesional në fushën e sigurimeve. Marrëveshja e bashkëpunimit mbulon fusha me interes te përbashkët në industrinë e sigurimeve me fokus ne ngritjen dhe fuqizimin e te punësuarve ne këtë lëmi si dhe organizimin e Praktikave profesionale dhe ligjëratave të përbashkëta.
Studentëve te Tempullit me qellim të përmbushjes te programeve akademike do të ju mundësohet kryerja e praktikës profesionale ne Kompanitë e sigurimit si anëtarë të byrosë. Kjo marrëveshje është mirëpritur edhe nga studentët dhe personeli mësimdhënës dhe padyshim se përbën një hap te rëndësishëm ne rritjen dhe zgjerimin e njohurive dhe kompetencave te studentëve edhe ne fushën e sigurimeve.
Tempulli arrin marrëveshje bashkëpunimi me Byronë Kosovare e Sigurimit
- Date & Time:
- Maj 21, 2021