Vizitë studimore në Bukuresht, Rumani

Vizitë studimore në Bukuresht, Rumani

  • Date & Time:
    • Shtator 7, 2011

07-11 Shtator 2011

Zyrtarja për Sigurimin e Cilësisë të TEMPULLIT, Gentiana Ahmeti nga datat 07-11 Shtator 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Bukuresht të Rumanisë, në kuadër të programit TEMPUS të përkrahur nga WUS Austria, Prishtinë.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë vizitë studimore ishin zyrtarët e lartë të WUS-it në Prishtinë dhe Graz, dhe nga një përfaqësues i institucioneve të larta të arsimit privat në Kosovë.

Ky delegacion nga Kosova u prit nga përfaqësuesit më të lartë të Universitetit “Politehnica,” Universitetit Privat të Shkencës dhe Arteve “Gheorghe Cristea,” si dhe Universitetit “SAE” të Rumanisë  duke filluar nga Mariana Mocanu, si dhe profesorë të profileve të ndryshme në këto Universitete.

Tema e trajnimit ishte kryesisht “Menagjimi i Cilësisë,” si dhe paisja me përvojën se si një Universitet i mirëfillt duhet të jetë, sa i rëndësishishëm është për ta studenti dhe çfarë shërbimesh u ofrojnë atyre.

Përmes kësaj vizite, Bartësit e Arsimit të Lartë në Kosovë patën mundësi të paisen me njohuri të fushave të caktuara që këto Universite ofrojnë dhe mundësinë e bartjes së atyre përvojave në komunitetin tonë gjegjësisht në Kosovë.

Join event

2011-9-7 2011-9-7 Europe/London Vizitë studimore në Bukuresht, Rumani 07-11 Shtator 2011 Zyrtarja për Sigurimin e Cilësisë të TEMPULLIT, Gentiana Ahmeti nga datat 07-11 Shtator 2011 mori pjesë në vizitën studimore në Bukuresht të Rumanisë, në kuadër të programit TEMPUS të përkrahur nga WUS Austria, Prishtinë. Pjesëmarrës të tjerë në këtë vizitë studimore ishin zyrtarët e lartë të WUS-it në Prishtinë dhe Graz, dhe […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×