Studentë te Kolegjit Tempulli marrin njohuri nga Eksperte Nderkombetarë

Studentë te Kolegjit Tempulli marrin njohuri nga Eksperte Nderkombetarë

  • Date & Time:
    • Tetor 5, 2013

Prishtinë 5 Tetor 2013

Në Kolegjin Tempulli me datën 05.10.2013, në kuadër të projektit TEMPUS, i financuar nga Komisioni Evropian,është  mbajtur  trajnimi profesional me studentët e Kolegjit Tempulli, ku ligjërues ishin  ekspertë  të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë.

Studentët e Kolegjit Tempulli më këtë rast patën mundësinë që të njihen me përvojat dhe praktikat më të avancuara në fusha të ndryshme të biznesit. Kështu, gjatë trajnimi një ditore, profesorë me renome botërore kanë ligjëruar para studentëve temat nga fusha  të ndryshme, si : Zhvillimi i karrierës, ku ligjërues ishte Prof.Dr. Mary McNulty, Shkathtësitë e prezantimit me ligjërues  Prof. Dr.Gordon McDougall,dhe Komunikimi biznesor  znj. Luljeta Aliu- WUS Kosova.

Qëllim i këtij trajnimi ishte që studentët të pajisen me shkathtësi të përgjithshme dhe praktika  për zhvillimin e karrierës në biznes. Të pranishëm në këtë trajnim ishin një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe stafit të cilët shprehën interesim të lartë në absorbimin e njohurive  të reja.

Join event

2013-10-5 2013-10-5 Europe/London Studentë te Kolegjit Tempulli marrin njohuri nga Eksperte Nderkombetarë Prishtinë 5 Tetor 2013 Në Kolegjin Tempulli me datën 05.10.2013, në kuadër të projektit TEMPUS, i financuar nga Komisioni Evropian,është  mbajtur  trajnimi profesional me studentët e Kolegjit Tempulli, ku ligjërues ishin  ekspertë  të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë. Studentët e Kolegjit Tempulli më këtë rast patën mundësinë që të njihen me përvojat dhe praktikat më të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×