Rekomandime për shoferët e kamionëve dhe të autobusëve gjatë COVID-19

Rekomandime për shoferët e kamionëve dhe të autobusëve gjatë COVID-19

  • Date & Time:
    • Prill 1, 2020

Prishtinë, 01 prill 2020

Lidhur me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, Tempulli vazhdon të mbështesë transportuesit rrugor duke i këshilluar kompanitë e transportit se si të veprojnë në këto rrethana aktuale. Ne zbatojmë në përpikëri vendimet e institucioneve qeveritare dhe të IRU Academy në fushën e trafikut dhe transportit, duke përcjellë në përpikëri planet e veprimit të cilat përfshijnë masa parandaluese për të ndihmuar mbrojtjen e transportuesve.

Falë shoferëve tanë, ne kemi në dispozicion ushqim, ilaçe dhe gjëra esenciale për jetë. Puna e pandërprerë e shoferëve në zingjirin e furnizimit është e domosdoshme dhe ne ju jemi mirënjohës për angazhimin e tyre. Si një veprim i menjëhershëm IRU Academy ka zhvilluar rekomandime për të siguruar që të gjithë shoferët të janë të sigurt gjatë kryerjes të punës të tyre.
Këto rekomandime për mbrojtjen e shoferëve gjatë kësaj pandemie ia dërguam institucioneve të vendit, sikur janë: Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë të Kosovës, Policia e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Gjermano Kosovare, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Shoqata e transportuesve te Kosovës, Asociacioni Kosovar i Motorizimit, Komuna e Prishtinës dhe mediave.

Join event

2020-4-1 2020-4-1 Europe/London Rekomandime për shoferët e kamionëve dhe të autobusëve gjatë COVID-19 Prishtinë, 01 prill 2020 Lidhur me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, Tempulli vazhdon të mbështesë transportuesit rrugor duke i këshilluar kompanitë e transportit se si të veprojnë në këto rrethana aktuale. Ne zbatojmë në përpikëri vendimet e institucioneve qeveritare dhe të IRU Academy në fushën e trafikut dhe transportit, duke përcjellë në përpikëri planet […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×