Prishtinë, 23 Dhjetor 2016
Kolegji “Tempulli sot organizoj Konferencën e dytë kombëtarë për siguri në rrugë “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”.
Panelist në këtë konferencë ishin përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji “Tempulli”, OSBE dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.
Gjatë kësaj konference u publikua edhe hulumtimi me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e ka bërë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Sipas panelistëve,me këtë hulumtim është gjetur një mostër shumë e mirë, në mënyrë që institucione përgjegjëse reflektojnë për sigurinë në rrugë.
Hulumtimi në fjalë është kontribut i punës dhe bashkëpunimit të Kolegjit “Tempulli” me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policinë se Kosovës, Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS” dhe Forumin e Kosovës për siguri në rrugë.