Specializimet:
- Inxhinieria e trafikut dhe transportit;
- Inxhinieria Infrastrukturore (rrugë, hekurudha, dhe hidrologji)
Përshkrimi i programit:
Programi trevjeçar në Tempull Inxhinieria e Transportit dhe Infrastruktura, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Transportit, Infrastrukturës, Planifikimit Urban dhe Lëvizshmërisë (Mobilitetit).
Misioni i programit është të zhvillojë njohuri, shkathtësi dhe aftësi akademike dhe shkencore përmes mësimit interaktiv duke ndërlidhur njohuritë teorike me ato praktike në fushën e transportit dhe infrastrukturës, në zgjidhjen e çështjeve konkrete në bashkëpunim me institucionet dhe akterët e relevant të industrisë.
Programi është unik dhe i vetëm në Kosovë, është i orientuar nga praktika dhe i lidhur me tregun e punës, kjo ofron mundësi të gjerë të punësimit dhe zhvillimt të profesionisteve të fushave përkatëse për të plotësuar nevojat e këtij sektori, dhe sektorëve tjerë që integrojnë trafikun, transportin, infrastrukturën dhe planfikimin dhe mobilitetin urban.
Çka do të mësoj nga ky program?
- Planifikoj dhe përcjell rrjedhën e trafikut dhe transportit rrugor,
- përpunoj dhe analizoj të dhënat lidhur me planifikimin e transportit,
- mirëmbaj dhe menaxhoj parkun vozitës të organizatave/kompanive,
- përcaktoj itinerarin dhe kushtet e transportit,
- zhvilloj dhe realizoj ekspertizën e aksidenteve në trafik,
- auditoj sigurinë në rrugë,
- projektoj rrugët përfshirë sinjalizimin horizontal dhe vertikal,
- menaxhoj punët në qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve,
- organizoj dhe mbajë ligjërata nga pjesa teorike në auto shkollë,
- caktoj vlerën e dëmtimit të automjeteve në rast aksidenti,
- ligjëroj lëndët e trafikut dhe transportit në shkolla të mesme profesionale.
Pse të studiojë Inxhinerinë e Transportit dhe Infrastrukturës?
- Program unik dhe i vetëm në Kosovë;
- program modern në përmbajtje dhe i dizajnuar në bashkëpunim me bizneset për të përmbushur nevojat e tregut të punës;
- aplikimi i të mësuarit teorik në praktikë përmes punës praktike;
- staf profesional;
- pjesëmarrje në konferenca dhe hulumtime të ndryshme;
- shkëmbime studentore jasht vendit.