KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

  • Date & Time:
    • Korrik 9, 2024

Tempulli shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Nivelin Bachelor (BA 180 ECTS) në drejtimet e mëposhtme:

  1. Trafiku dhe transporti rrugor
  2. Trafiku dhe transporti hekurudhor
  3. Planifikimi dhe lëvizshmëria urbane – SMART Mobility
  4. Sistemet inteligjente në transport (ITS) dhe logjistikë
  5. Ndërmarrësia dhe inovacioni
  6. Menaxhimi dhe vlerësimi i dëmeve

Cilësitë unike dhe avantazhet e programeve tona studimore

  1. Tradita dhe përvoja: Që nga viti 2001, Tempulli ka qenë një pionier në ofrimin e arsimit të lartë privat në Kosovë. Kjo traditë dhe përvojë e gjatë e bën Tempullin një institucion të njohur për cilësinë e lartë të arsimit dhe për angazhimin në zhvillimin e kompetencave të studentëve.
  2. Specializime komplementare: Tempulli ofron mundësi për studentët të thellojnë studimet e tyre në fusha të tjera komplementare që lidhen me trafikun dhe transportin. Kjo përfshin drejtime të specializuara që rritin njohuritë dhe aftësitë e studentëve në këto fusha me rëndësi të madhe për tregun e punës.
  3. Drejtimet unike: Tempulli është i vetmi institucion në Kosovë dhe në rajon që ofron drejtime të specializuara si SMART Mobility dhe ITS në gjuhën shqipe. Këto drejtime inovative përgatitin studentët me njohuri të avancuara dhe inovative në fushën e transportit dhe trafikut. Këto drejtime ofrojnë një qasje moderne dhe teknologjike në menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të transportit, duke integruar teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK).
  4. Punësueshmëria: Programet studimore në Tempull janë të strukturuara me kujdes për të siguruar një përvojë të pasur akademike dhe praktike për studentët. Tempulli garanton që pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm për t`u integruar me sukses në tregun e punës, duke u përgatitur për sfidat dhe mundësitë e karrierës në fushën e trafikut dhe transportit.
  5. Shkëmbime studentore: Tempulli ofron mundësi të shkëmbimeve studentore me universitete të tjera në vende të ndryshme, duke e pasuruar përvojën e studentit dhe duke e përgatitur studentin për një karrierë globale. Kjo përvojë e jashtëzakonshme ndihmon në zhvillimin e një perspektive të gjerë ndërkombëtare dhe në përmirësimin e aftësive të komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërkulturor.
  6. Puna praktike: Praktika në projekte reale është një pjesë kritike e programeve të studimit në Tempull. Kjo ofron studentëve një përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e trafikut dhe transportit, dhe jo vetëm, duke i përgatitur ata për të përballuar sfidat e tregut të punës me një nivel të lartë kompetencash dhe aftësish praktike.

 

NE bashkohemi me ju sepse ju jeni studentët që BESOJMË!

#TestudentëtqëBESOJMË #Brezi24

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari i aplikimit
  • Diploma e shkollës së mesme
  • Pikët e testit kombëtar
  • Dëftesat e notave
  • Një fotografi
  • Certifikata/ekstrakti i lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit

Ju mirëpresim, çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 17:00.

Për informata telefono në 045 903 903.

Join event

2024-7-9 2024-7-9 Europe/London KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025 Tempulli shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj në Nivelin Bachelor (BA 180 ECTS) në drejtimet e mëposhtme: Trafiku dhe transporti rrugor Trafiku dhe transporti hekurudhor Planifikimi dhe lëvizshmëria urbane – SMART Mobility Sistemet inteligjente në transport (ITS) dhe logjistikë Ndërmarrësia dhe inovacioni Menaxhimi dhe vlerësimi i dëmeve Cilësitë unike dhe avantazhet e programeve tona […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×