Tempulli po hap një kapitull të ri në ofrimin e trajnimeve në fushën e teknologjisë informative, sigurisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike. Kompania e radhës me të cilën kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi për trajnimin dhe certifikimin e disa trajnimeve është Treccert.
Nisur nga muaji janar 2024, kemi planifikuar organizimin e dhjetëra trajnimeve në fushën e teknologjisë informative, sigurisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike. Ky hap do të kontribuojë në rritjen e dijes dhe aftësive të pjesëmarrësve në këto fusha të rëndësishme. Përvoja dhe njohuria e tyre do të përmirësohen përmes trajnimeve të specializuara, duke krijuar një fuqi të punës me kapacitete të thella në teknologjinë informative dhe sigurinë kibernetike.