Prishtinë, 1 shtator 2021
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në mbështetje të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ për Licencimin e Bartësve Privat të Arsimit të Lartë, licencon Akademinë Tempulli për tri vitet e ardhshme akademike 2021/2022 deri 2023/2024.
Tempulli për herë të parë është pajisur me leje pune më 18 dhjetor të vitit 2001, kur Kosova ende nuk kishte institucionet e veta vetëqeverisëse por administrohej nga Administrata e Kombeve te Bashkuara përmes misionit të UNMIK-ut. “Tempulli për tridhjetë vite mbetet një aset i çmuar kombëtar në shërbim të qytetarëve dhe të vendit, duke ofruar programe trajnuese dhe studime të larta nga lëmit e ndryshme teknike. Licencimi i Tempullit është një ndihmë dhe mbështetje e madhe që ndikon direkt në qëndrueshmërinë me kuadro profesional të disa sektorëve publik dhe privat në vend. Tempulli vazhdon të përgatit kuadro të specializuara dedikuar pikërisht këtyre sektorëve, si sektori i sigurisë rrugore (menaxhimi i sigurisë rrugore, qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve, auto shkollat, vlerësimi i aksidenteve në trafik), operatorët e transportit, kompanitë e infrastrukturës rrugore, kompanitë e sigurimeve të automjeteve, etj. Inxhinierët e trafikut padyshim se janë qelës i shumë zgjidhjeve të problemeve në rrugët e vendit, andaj këto profesione përditë e më tepër po bëhen më joshëse për të rinjtë” tha profesor Krasniqi, drejtori i akademisë me rastin e licencimit të Akademisë Tempulli.