Siguria në Rrugë dhe Menaxhimi i Aksidenteve

Përshkrimi i specializimit 

Përmes këtij programi studentët do të zhvillojnë njohuri përmes mësimdhënies interaktive dhe punës praktike në fushën e sigurimeve, trajtimit dhe vlerësimit të dëmeve, logjistikës, në zgjedhje të çështjeve konkrete dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Specializimi ofrohet për herë të parë në Kosovë, është i orientuar nga praktika dhe i lidhur me tregun e punës, kjo ofron mundësi të gjerë të punësimit dhe zhvillimt të profesionistëve të fushave përkatëse për të plotësuar nevojat e këtij sektori, dhe sektorëve tjerë që integrojnë sigurimet, menaxhimin e dëmeve  dhe logjistikës në shërbimet e tyre.

Bëhu ekspert në fushën e Sigurimi dhe Menaxhimit te Aksidenteve, ku pas përfundimit të studimeve do të jesh në gjendje të:

  • të bësh ekspertizën
  • vlerësimin e dëmit
  • shitjen
  • proceset e sigurimit dhe ato logjistike

Me mundësi të shumta të punësimit në:

  • Analist i të dhënave
  • Hulumtues i simulimit të vozitjes
  • Projektues i Teknologjisë së Sigurisë

Semestri I

Rrjedha e Transportit

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi elementet themelore te rrjedhjës së transportit: Rrugët transportuese (kapacitetet, shkalla e shfrytëzimit, koha e zgjatjes së ciklit, përcaktimi praktik të rezultateve të parapara); degëzimi i rrugëve – drejtimeve (pjesërisht ose tërësisht, me dy ose me numër të pacaktuar të drejtimeve); elementet universale të rrjedhave të transportit.

Faktorët e Sigurisë në Trafik

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi shkaktarët e aksidenteve. Analizat dhe pikat e zeza gjatë rrugës. Parimet bazë të shkaktimit të aksidenteve. Faktorët e sigurisë në trafik. Faktori kohë dhe faktori njeri. Faktori rrugë dhe aspektet tjera. Faktori rrugë. Faktori mjet. Faktoi Incident. Faktori trafik në rrugë. Pas përfundimit të lëndës studenti do të jetë në gjendje: të njohë shakatarët kryesorë të aksidenteve rrugore. Të njohë faktorët e sigurisë në trafikin rrugor.

Meanxhimi dhe vlerësimi i projekteve

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi Menaxhimin e investimeve dhe projekteve, paraqet një integrim të planifikimit, analizës dhe vlerësimit të investimeve dhe menaxhimit të projekteve përkatësisht ciklit të projektit duke u përqendruar në investimet reale për dallim nga investimet financiare që trajtohen të lëndët e tjera. Kuptimi i projektit. Kuptimi i investimeve dhe procesin e investimeve. Studimi investimi: zgjidhje teknologjike, vendndodhjen dhe aspektet organizative të menaxhmentit. Analiza financiare. Analiza sociale dhe ekonomike. Ndjeshmëria dhe analizave të rrezikut.

Mbrojtja e Ambientit

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi ambientin dhe ndotjen,llojet e ndotjeve,analiza dhe mundesia e zvogëlimit dhe evitimit të tyre,ndotja nga djegia,ndotja nga centralet termike,ndotja nga komunikacioni, LCA-jetgjatësia e një produkti, efektiserrë, ndotja akustike, ndotja radioaktive, ndotja biologjike, ndotja termike.

Semestri II

Planet Urbane

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi metodologjitë aktuale të përdorura për planifikimin, projektimin dhe menaxhimin e sinjalizimeve. Sinjalizimet vertikale dhe horizontale.Propozimi i metodologjisë së planifikimit, individualizimi i pikave të konflikti. Individualizimi i akseve primare, përkufizimet, qëllimet dhe objektivat e planifikimit të transportit. Nivelet apo fazat e planifikimit dhe nevojat përkatëse, ndërveprimi midis planifikimit të transportit, Politikat e menaxhimit të trafikut dhe masat e menaxhimit të trafikut karshi kërkesave, shërbimi publik i transportit të integruar, zhvillimi, çështjet e planifikimit, ekonomike, sociale, mjedisore.

Kapaciteti i Infrastrukturës Rrugore

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi udhëkryqet me sinjalizim ndriçues. Kapaciteti dhe niveli i shërbimit në udhëkryqe me sinjalizim ndriçues. Rethrrotullimet ( projektimi dhe kapaciteti). Udhëkryqet në disnivel. Rampat mbushëse dhe zbrazëse të udhëkryqeve në disnivel. Kapaciteti dhe niveli i shërbimit i udhëkryqeve në disnivel. Kriteret e projektimit të infrastrukturës rrugore.

Metodat hulumtuese/kërkimore

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri në fushën e kërkimeve shkencore dhe projekteve hulumtuese. Qëllimi i kësaj lënde është përgatitja e studentëve në fushën e metodave kërkimore-shkencore, që do t’u shërbejë atyre për t’ua lehtësuar përgatitjen e projekteve kërkimore dhe punën kërkimore shkencorë në përgjithësi (gjatë kohës së studimeve, por edhe pas përfundimit të studimeve).Lënda do të fokusohet në metodat e ndryshme të punës kërkimore, njohja e të cilave është parakusht për punë studimore.

Proceset Teknologjike në Trafik dhe Transport

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi transportimi i substratitsi nënsistem i teknologjisë së trafikut. Pajisjet transportuese. Mjetet manipulative. Mjetet e transportimit. Infrastruktura si element i teknologjisë së trafikut. Teknologjia bazë e trafikut rrugor. Depot, si nënsisteme të logjistikës, cilësia e aktiviteteve të tyre, efikasiteti i flukseve materiale dhe zbatimi i proceseve të logjistikës. Shpenzimet e logjistikës, funksionet specifike të magazinës, proceset e magazinimit në kushtet e reja të funksionimit të ekonomisë dhe të globalizimit, hulumtimi i përhershëm, aplikimi i inovacioneve të sofistikuara teknike.

Semestri III

Teknikat e Sigurisë në Trafik

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi pajisjet, aparatura dhe instrumentet për matjen e madhësive të lëvizjes dhe frenimit të mjetit. Tahografët. Gjurmët e frenimit - ndikimi i tyre në përcaktimin e karakteristikave kinematike. Distanca e sigurisë ndërmjet mjeteve në lëvizje. Anashkalimi, tejkalimi, përball kalimi. Ligji mbi ruajtjen e sasisë së lëvizjes të sistemit material gjatë goditjes. Koeficienti i goditjes, sasia e lëvizjes dhe energjitë gjatë ndeshjes së mjeteve.

Ekspertizat teknike të aksidenteve

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri në përgjithësi për aksidentin dhe pasojat e tij. Ndarja dhe klasifikimi i aksidenteve. Elementet e inspektimit të vendit të ngjarjes gjatë aksidenteve në trafik. Plani i vendit të aksidentit (paraqitja grafike e vendit të ndodhjes). Rekognoskicimi (vëzhgimi,shqyrtimi, vrojtimi) i vendit të aksidentit të trafikit. Gjurmët e aksidenteve në trafikin rrugor llogaritja e shpejtësive te mjeteve pjesëmarrëse ne aksident. Metoda grafoanalitike - Diagrami i slibarit. Llogaritja e shpejtësisë së humbur (ndryshimit të shpejtësisë) gjatë procesit të deformimit në ndeshjen e mjeteve ose përplasjes së mjetit në pengesë.

Rikonstruimi dhe simulimi i aksidenteve

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi dokumentacionin e inspektimit të vendit të ngjarjes. Dokumentacioni i shkruar. Analiza e gjendjes së procesverbalit për aksidentin. Plani i vendit të aksidentit. Punimi i skicës (kroki - planit) dhe planit të situatës së vendit të aksidentit të trafikit. vëzhgimi,shqyrtimi, vrojtimi) i vendit të aksidentit të trafikit. Skicimi i sipërfaqeve të qarkullimit, skicimi i mjeteve të transportit, personave dhe gjurmëve. Fotodokumentacioni. Incizimi dhe përpilimi i planit të vendit të aksidentit. Evidentimi i pikave më të rëndësishme të konstatimit dhe të mendimit të ekspertëve paraprak.

Teoria e goditjeve gjatë aksidentit

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi pjesën e përgjithshme të analizës së ndeshjes apo goditjes në aksidentet e trafikut. Procesi i goditjes së dy mjeteve. Caktimi i drejtimit të goditjes me anën e shpejtësisë relative. Klasifikimi i ndeshjeve të dy mjeteve sipas drejtimit të goditjes. Goditja ekscentrike. Koeficienti i goditjes gjatë ndeshjes së mjeteve. Kinematika e goditjes se këmbësorit nga automjeti.

Sistemet Intelegjente në Trafik

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi Sistemet inteligjente të transportit. Përkufizimi i sistemeve. Informacionet dhe komunikimet (cyberspace). Forcimi, performanca e trafikut, transporti më efikas i udhëtarëve dhe mallrave. Përmirësimi në sigurinë rrugore. Roli i sistemeve të telekomunikacionit në sistemet e transportit. Zbatimi i sistemeve të transmetimit publik në trafik. Përdorimi i rrjeteve të komunikimeve publike për fikse dhe mobile nga rruga.

Transportimi i mjeteve/materialeve të rrezikshme

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi ligjin për transportin e mallrave të rrezikshme. Përgatitja e mallit të rrezikshëm për transport. Automjeti për transportin e mallrave të rrezikshme. Masat e posaçme të sigurisë. Veprimet në rast të aksidentit. Masat e kontrollit të transportit të mallrave të rrezikshme. Klasifikimi dhe emërtimi. Marrëveshjet ndërkombëtare. Dokumentacioni i nevojshme për të kryer transportimin e mallrave të rrezikshme.

Diagnostifikimi i Automjeteve

Lënda ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri mbi teorinë e diagnostifikimit, aftësia punuese e sistemeve teknike, veprimet e diagnostifikimit teorik, principet e përgjithshme te diagnostifikimit, korrelacioni në mes të parametrave te diagnostifikimit dhe karakteristikat e dëmtimeve. Metodat themelore për testimin/kontrollimin të pjesëve të makinave transportuese. Veprimet për diagnistifikimin e sipërfaqeve, kontrolla vizuale, sendoret optik, matja e vrazhdësisë, matja e temperaturave me prekje, senzorët e temperaturave, etj.

Semestri IV

Projekt i Pavarur – Tema e Diplomës

Projekt i Pavarur – Tema e Diplomës