Mbikqyrës për Inspektimin e Automjeteve

Përmbajtja dhe qëllimi i trajnimit:

Në vendin tonë ka dhjetëra qendra të licencuara për kontrollimin teknik të automjeteve. Përveç kushteve fizike dhe pajisjeve teknike, këtyre qendrave në vazhdimësi ju nevojiten punëtorë (inspektues) të kualifikuar për të punuar në inspektimin e mjeteve motorike andaj trajnimi ka për qëllim që kandidatëve t’ju ofrojë njohuri të mjaftueshme në mësimin teorik dhe punën praktike, për të qenë profesionalisht të përgatitur për punë si Inspektues të licencuar në këto qendra.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e shkollës së mesme (origjinale ose e vërtetuar në komunë);
  • Patentë shoferi (fotokopje);
  • Fletëparaqitja;
  • Pagesa e trajnimit si dhe kusht për konkurim duhet të jetë shkolla e mesme teknike e këtyre drejtimeve: Makinerisë,  Automekanikë, Autolektricistë, Komunikacionit.