Inxhinieria e Infrastrukturës (rrugë, hekurudhë, hidrologji)

Përshkrimi i specializimit

Zhvillimi i shpejtë ekonomik varet  edhe nga  kontributi i ekspertëve të lëmisë  së  qarkullimit,  trafikut  dhe  transportit rrugor.   Kjo konsiston në nevojën e shkollimit të kuadrove të cilat që  nga  fillimi do  të përgatiten profesionalisht për sferat përkatëse.

Projektet  infrastrukturore për   rehabilitimin  dhe   ndërtimin  e  rrugëve kërkojnë  kuadro  me kompetencë të lartë në profesion.
Programi Inxhineria e Transportit dhe Infrastruktura me specializim Inxhineria e Infrastrukurës  është program bachelor profesional i cili ofrohet për herë të parë në Kosovë nga Akademia Tempulli. Studimet zgjasin tri vite apo gjashtë semestra dhe kërkojnë 180 pikë të ECTS-së, pas përfundimit të suksesshëm të studimeve studenti fiton thirrje akademike Bachelor profesional në “Inxhinerinë e Transportit dhe Infrastrukturës” me specializim në Inxhinerinë e Infrastrukturës.

Programi synon t’u sigurojë studentëve njohuri themelore dhe të specializuara të vlerësimit të dëmeve dhe aplikimin e këtyre njohurive në praktikë  duke vendosur një lidhje të fortë mes njohurive teorike dhe kualifikimit të tyre në praktike.

Bëhu ekspert në fushën e Inxhinerisë së Infrastrukturës , ku pas përfundimit të studimeve do të jesh në gjendje të:

  • të bësh ekspertizën e komunikacionit
  • të auditosh sigurinë në rrugë
  • të menaxhosh punët në qendra të kontrollimit teknik
  • dish të vlerësosh dëmet materiale

Me mundësi të shumta të punësimit në:

  • Industrinë e Infrastrukturës ;
  • Autoritetet lokale
  • Organizatat Qeveritare Kombëtare
  • Konsulentë

Semestri I

Semestri II

Semestri III

Semestri IV

Semestri V

Semestri VI