Përshkrimi i trajnimit
Nevoja për trajtimin profesional të çështjeve dhe problematikave të cilat nderlidhen me transportin e udhëtarëve/mallrave, ka krijuar një nevojë tjetër që të realizohen trajnime me strukturë profesionale dhe me staf të përgaditur profesionalisht.Një trajnim i tillë është edhe Programi për Kompetencë Profesionale Për Menaxher të Operatorit Transportues të Udhëtarëve/Mallrave CPC-M. Ky trajnim ka bazë ligjore dhe profesionale e shkencore, të cilat e shohin si të nevojshëm një trajnim të tillë në kuadër të përmirësimit të shërbimeve të transportit kombëtar dhe nderkombëtar të udhëtarëve/mallrave.
Trajnimet zhvillohen në bazë të programeve nga IRU Academy dhe duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2013 dhe 04/2015, të MMPHI.
Baza ligjore për mbajtjen e trajnimit
Programet trajnuese bazohen në:
- Direktiva EU/2003/59 – të Parlamentit dhe Këshillit Evropian
- Ligji për transportin rrugor Nr. 2004/1
- Udhëzimi administrativ 10/2013
- Udhëzimi administrativ 04/2015 për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ 10/2013.
Qëllimi i trajnimit:
Qëllimi i këtij trajnimi është që të përgadis kuadro të aftë për të kryer punë të cilat nderlidhen me operimin me transport, duke ofruar sherbime profesionale me qëllimin e racionalizimit të proceseve transportuese dhe efikasitetin ekonomik të transportit të udhëtarëve/mallrave.
Dokumentet e nevojshme:
- Fletëparaqitja (me rastin e regjistrimit);
- Certifikata mjekësore;
- Dokument identifikues (letërnjoftimi ose pasaporta);
- Pagesa e trajnimit (me rastin e regjistrimit).
Lëndët dhe përmbajta e trajnimit:
Njohuritë që duhet të merren parasysh për njohjen zyrtare të Kompetencës profesionale mbulohen nga lëndët për transportin rrugor të udhëtarëve/mallrave.
Lëndët të cilat e përbëjnë këtë trajnim janë si më poshtë:
- E drejta Civile;
- E drejta Tregtare;
- E drejta e punës dhe sigurimit social;
- E drejta fiskale;
- Menaxhimi i biznesit dhe i financave të kompanisë për transport të udhëtarëve/mallrave;
- Qasja në treg;
- Standardet dhe aspektet teknike;
- Siguria Rrugore.
Vlerësimi i rezultateve të nxënies – provimet
Të gjithë kandidatët që përfundojnë me sukses ligjëratat nga pjesa teorike dhe ushtrimet nga pjesa praktike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duhet t`i nënshtrohen provimit me shkrim para komisionit profesional nga Ministria e Infrastrukturës.Procesit të testimit të njohurive i nënshtrohen të gjithë kandidatët dhe vlerësimi është objektiv dhe i bazuar në rezultatet të cilat i tregojnë kandidatët.