Specializimet:
- Sistemet e Sigurimeve
- Vlerësuesit e Dëmeve
- Logjistika dhe Shpedicioni
Përshkrimi i programit:
Programi trevjeçar në Tempull “Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet”, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Sigurimeve, Vlerësimit të Dëmeve dhe Logjistikës. Përmes këtij programi studentët do të zhvillojnë njohuri përmes mësimdhënies interaktive dhe punës praktike në fushën e sigurimeve, trajtimit dhe vlerësimit të dëmeve, logjistikës, në zgjedhje të çështjeve konkrete dhe zbatimin e tyre në praktikë. Programi ofrohet për herë të parë në Kosovë, është i orientuar nga praktika dhe i lidhur me tregun e punës, kjo ofron mundësi të gjerë të punësimit dhe zhvillimit të profesionistëve në fushat përkatëse për të plotësuar nevojat e këtij sektori, dhe sektorëve tjerë që integrojnë sigurimet, menaxhimin e dëmeve dhe logjistikës në shërbimet e tyre.
Çka do të mësoj nga ky program?
- Proceset Logjistike;
- Proceset e sigurimit;
- Vlerësimin e dëmit;
- Menaxhimin në procesin e prodhimit;
- Përdorimin e softuerëve;
- Përcaktimin e specifikave të produkteve sipas kërkesës së klientit;
- Shitjen;
- Administrimin;
- Kushtet e sigurimit të policës së sigurimit;
- Administrimin e portofolit;
- Aftësitë kërkimore.
Pse të studiojë Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet?
- Program unik dhe i vetëm në Kosovë;
- Program modern në përmbajtje dhe i dizajnuar në bashkëpunim me bizneset për të përmbushur nevojat e tregut të punës;
- Aplikimi i të mësuarit teorik në praktikë përmes punës praktike;
- Staf profesional;
- Pjesëmarrje në Konferenca dhe hulumtime të ndryshme;
- Shkëmbime studentore jashtë vendit.