Prishtinë, 4 Nëntor 2019
“Jetojmë për VIZIONIN ZERO” është një program i ri i nisur nga miqtë e Kolegjit Tempulli nga FEVR-i, përkatësisht nga Presidenti i saj Jeannot Mersch dhe Zëvendës Presidenti Robert Štaba.
Normalisht që ne nuk pajtohemi asnjëherë për asnjë vdekje dhe lëndim serioz në trafikun rrugor, i cili vjen si pasojë e ndonjë aksidenti! Kjo është arsyeja pse “VIZIONI ZERO” është qëllimi i vetëm që mund të arrihet në dekadat e ardhshme, si një hap konkret për një objektiv të përkohshëm me 50% më pak vdekje në rrugë midis viteve 2020 dhe 2030.
“I lumtur qe arrita të lansojë edhe këtë projekt në vendin tim ku rrjedhimisht edhe Kosova nga kjo javë i bashkohet fushatës globale” deklarojë Prof. Dr. Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli #VisionZeroInCities