Sisteme të Sigurimeve

Përshkrimi i specializimit 

Programi Sigurimet dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet me specializim Sistemet e Sigurimeve është program bachelor profesional i cili ofrohet për herë të parë në Kosovë nga Akademia Tempulli. Studimet zgjasin tri vite apo gjashtë semestra dhe kërkojnë 180 pikë të ECTS-së, pas përfundimit të suksesshëm të studimeve studenti fiton thirrjen akademike Bachelor  profesional në “Sigurime dhe Menaxhimi i Dëmeve nga Aksidentet” me specializim Sistemet e Sigurimeve.

Pajisja më një diplomë Bachelor në fushën e Sistemeve të Sigurimeve është një mundësi e shkëlqyeshme për individët që duan të përgatiten për një karrierë dinamike në industrinë e sigurimeve. Është një rrugë tërheqëse për të mësuar në lidhje me lloje të ndryshme të sigurimeve të tilla si automjete, polisa shëndetësore, polisa të pronave tregtare, sigurim të pasurisë personale etj., si dhe për mundësitë e shumta për punësim në këtë industri.

Bëhu ekspert në fushën e Sistemeve të Sigurimeve, ku pas përfundimit të studimeve do të jesh në gjendje të:

  • demonstrosh njohuri të menaxhimit të aktivitetve në fushën e sigurimeve;
  • njohësh natyrën dhe menaxhimin e riskut në sigurime;
  • llogarisësh, vlerësosh dhe promovosh produktet e sigurimeve (pakot e sigurimeve);
  • dish llojet e sigurimit dhe klasifikimin e tyre;
  • demostrosh njohuri mbi kontrata e sigurimeve dhe përmbajten e tyre.

Me mundësi të shumta punësimi në:

  • Kompani të sigurimeve;
  • Institucione Financiare;
  • Kompani të mëdha;
  • Institucione Publike;

Semestri I

Semestri II

Semestri III

Semestri IV

Semestri V

Semstri VI