Vizitë zyrtare nje javore në Zagreb, Kroaci

Vizitë zyrtare nje javore në Zagreb, Kroaci

  • Date & Time:
    • Dhjetor 3, 2011

03-10 Dhjetor 2011

Në Seminarin ndërkombëtar të mbajtur në Zagreb në Republikën e Kroacisë me datë 9 dhjetor 2012 mori pjesë edhe delegacioni nga Tempulli. Këtij seminari i paraprinë edhe dy trajnime mjaftë të rëndësishme në fushën e transportit. Më se 60 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa gjatë këtij takimi kanë diskutuar lidhur me përvojat e tyre dhe veprimet e marra me qëllim të kualifikimit të shoferëve në vendet e tyre duke kontribuar në zhvillimin e

qëndrueshëm të transportit rrugor. Qëllimi i këtij seminari ishte që të promovojë dhe të ofrojnë një program trajnues të standardizuar për të forcuar njohuritë teknike të instruktorëve duke ofruar një qasje të re në metodologjinë e trajnimeve për Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CPC-D) trajnimi për shoferë. Kjo erdhi si një përgjigje ndaj nevojës urgjente për të krijuar trajnerë të certifikuar me kompetencë të lartë profesionale me qëllim të shmangies së mungesës të shoferëve të kualifikuar në fushën e transportit rrugor.

 

Gjatë qëndrimit në Zagreb delegacioni i Tempullit i udhëhequr nga z. Muhamed Krasniqi, ka zhvilluar një takim pune edhe në HAK (Autoklubi i Kroacisë) ku është pritur nga Dr. Sinan Alispahiq, sekretar i HAK-ut si dhe në ORYX Qendrën për ngasje të sigurtë, duke u takuar me z. Mlladen Jambroviq, drejtor i qendrës së trajnimeve. Gjatë këtyre takimeve është biseduar rreth vendosjes së bashkëpunimit institucional dhe mundësisë së angazhimit të ekspertëve të HAK-ut dhe ORYX-it, në ligjërata dhe seminare për instruktorët vozitjes në Kosovë.

Join event

2011-12-3 2011-12-3 Europe/London Vizitë zyrtare nje javore në Zagreb, Kroaci 03-10 Dhjetor 2011 Në Seminarin ndërkombëtar të mbajtur në Zagreb në Republikën e Kroacisë me datë 9 dhjetor 2012 mori pjesë edhe delegacioni nga Tempulli. Këtij seminari i paraprinë edhe dy trajnime mjaftë të rëndësishme në fushën e transportit. Më se 60 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa gjatë këtij takimi kanë diskutuar lidhur me përvojat […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×