Vizitë studimore në Universitetin e Salzburgut – Austri

Vizitë studimore në Universitetin e Salzburgut – Austri

  • Date & Time:
    • Dhjetor 5, 2014

Salzburg, Austri, 01 Dhjetor 2014-05 Dhjetor 2014

Në kuadër të projektit  Tempus LO@HEI përfaqësuesit e institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë realizuan një vizitë studimore në lidhje me procesin e zhvillimit të kurrikulave  bazuar në rezultatet e nxënies dhe mësimdhënien e bazuar në hulumtim. Vizita është zhvilluar në Universitetin e Salzburgut në Austri dhe është financim nga Komisioni Europian.

Gjatë ditëve të vizitës përfaqësuesit nga Kosova kishin mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave të profesorëve dhe drejtuesve të këtij Universiteti, ku qëllime kryesore ishin:

– Promovimi  i  mësimdhënies bazuar në hulumtim;

– Zhvillimi i indikatorëve kyq për monitorim dhe krahasim të aktiviteteve të hulumtimit;

– Rishikimi i kurrikulave bazuar në kërkesat e tregut;

– Njohja e strategjisë së Universitetit të Salzburgut për mësimdhënien e bazuar në hulumtim, etj.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë kanë prezentuar institucionet e tyre. Kolegji Tempulli në këtë vizitë kishte përfaqësues drejtorin Z. Muhamed Krasniqi dhe Gentianë Xheladini- zyrtare në Zyrën për Sigurim të Cilësisë. Z. Krasniqi bëri një prezentim në lidhje me zbatimin e procedurave të brendshme të vlerësimit dhe masat për mësimdhënien e bazuar në hulumtim.

Join event

2014-12-5 2014-12-5 Europe/London Vizitë studimore në Universitetin e Salzburgut – Austri Salzburg, Austri, 01 Dhjetor 2014-05 Dhjetor 2014 Në kuadër të projektit  Tempus LO@HEI përfaqësuesit e institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë realizuan një vizitë studimore në lidhje me procesin e zhvillimit të kurrikulave  bazuar në rezultatet e nxënies dhe mësimdhënien e bazuar në hulumtim. Vizita është zhvilluar në Universitetin e Salzburgut në Austri dhe është […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×