Vizitë Studimore në Hekurudhat e Kosovës – Infrakos

Vizitë Studimore në Hekurudhat e Kosovës – Infrakos

  • Date & Time:
    • Dhjetor 28, 2022

 

Studentët e Tempullit së bashku me stafin akademik realizuan një vizitë studimore – praktike në Hekurudhat e Kosovës – Infrakos në Fushë Kosovë.

Gjatë vizitës studentët u pritën nga z.Ramadan Alaj, shef i qendrës së kontrollit të lëvizjes dhe z.Alush Spahiu, shef i stacionit qendror të hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë.
Gjatë vizitës studentët patën rastin të marrin informacione të përgjithshme për Hekurudhat e Kosovës, Funksionimin, Rolin dhe Rendësin e Transportit Hekurudhor, njohja me itineraret e trenave që aktualisht janë në funksion, vizita e zyrës së dispeçerit të trenave, ku nga zyrtaret përgjegjës u njoftuan me mënyrën e funksionimit dhe lëvizjes së trenave. U vizitua edhe muzeu i hekurudhave të Kosovës ku studentët patën mundësi të shohin eksponate të ndryshme nga historiku i hekurudhave të Kosovës.
Vizita ishte në vazhdën e vizitave studimore – praktike të cilat Tempulli është duke i realizuar me studentët në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, në kuadër edhe të marrëveshjeve të cilat Tempulli i ka me institucione dhe organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Join event

2022-12-28 2022-12-28 Europe/London Vizitë Studimore në Hekurudhat e Kosovës – Infrakos   Studentët e Tempullit së bashku me stafin akademik realizuan një vizitë studimore – praktike në Hekurudhat e Kosovës – Infrakos në Fushë Kosovë. Gjatë vizitës studentët u pritën nga z.Ramadan Alaj, shef i qendrës së kontrollit të lëvizjes dhe z.Alush Spahiu, shef i stacionit qendror të hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë. Gjatë vizitës […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×