Vizitë pune në Kombinatin Trepça

Vizitë pune në Kombinatin Trepça

  • Date & Time:
    • Qershor 2, 2022

 

Stan Tërg, Mitrovicë, 02.06.2022

Në ndërrimin e parë të punës krahas minatorëve të Trepçës, sot në minierën nëntokësore u lëshuan edhe studentët e Tempullit së bashku me profesorët e tyre. Ata në mëngjes u pritën nga menaxhmenti i kombinatit dhe u shtrua mëngjes në menzën e minatorëve. Studentët me plot vullnet dhe dëshirë veshën rrobat e punës-çizmet, pantallonat, xhaketat dhe mbi kokë vendosën helmetën me dritë, mjete këto të obligueshme për të hyrë në minierë. Ata u lëshuan në Horizontin e X-të, në thellësinë 700 metra dhe pastaj së bashku me inxhinierët e ndërrimit vazhduan rrugën në këmbë nëpër tunelet nëntokësore duke arritur në Horizontin e XI-të në një thellësi prej 760 metra. Studentët u njoftuan për së afërmi me kushtet e punës në minierë, sigurinë në punë, gërmimin dhe transportin e xehes nga nëntoka deri në sipërfaqe. Gjatë vizitës ishte e rëndësishme të shihej edhe mekanizimi i transportit vertikal dhe horizontal si dhe mjetet transportuese për ngarkim/shkarkim dhe thërrmimi i xehes dhe përgatitja për eksport. Vizita në muzeun e kristaleve si dhe njohja me mineralet të cilat nxirren nga galeritë e Kombinatit “Trepça” të cilat ishin jashtëzakonisht interesante.

Join event

2022-6-2 2022-6-2 Europe/London Vizitë pune në Kombinatin Trepça   Stan Tërg, Mitrovicë, 02.06.2022 Në ndërrimin e parë të punës krahas minatorëve të Trepçës, sot në minierën nëntokësore u lëshuan edhe studentët e Tempullit së bashku me profesorët e tyre. Ata në mëngjes u pritën nga menaxhmenti i kombinatit dhe u shtrua mëngjes në menzën e minatorëve. Studentët me plot vullnet dhe dëshirë veshën rrobat […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×