Prishtinë, 22-23 prill 2020
Janë organizuar mbrojtjet e temave të diplomave të para nga distanca në studimet Bachelor. U mbrojtën tri tema të diplomave mjaft interesante të cilën erdhën si rezultat i hulumtimeve disa mujore të studentëve tanë z. Jeton Haxhijaha, znj. Florentina Haxhijaha dhe z. Visar Grapci. Temat të cilat u mbrojtën ishin “Rregullat dhe shenjat sipas kategorive të rrugëve”, “Rregullat dhe shenjat për lëvizjen e këmbësorëve” dhe “Rëndësia e logjistikës në transport”.
Komisioni vlerësues përbëhej nga profesorët e rregullt Dr. Sc. Visar Baxhuku, Dr. Sc. Gezim Hoxha dhe Dr. Sc. Muhamed Krasniqi. Vazhdimi i ligjëratave nga distanca por edhe mbrojtja e diplomave është duke u pritur mjaftë mirë nga ana e studentëve të cilët janë duke treguar interesim të shtuar në pjesëmarrje dhe interaktivitet.