U mbajt edicioni i dytë i manifestimit qendror “Nxënësit garojnë me biçikletë”

U mbajt edicioni i dytë i manifestimit qendror “Nxënësit garojnë me biçikletë”

  • Date & Time:
    • Qershor 18, 2014

Vushtrri, 18.06.2014

Është mbajtur manifestimi qendror i garave republikane “Nxënësit garojnë me biçikletë”, në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Kolegjit Tempulli dhe Forumit të Kosovë për Siguri në Rrugë. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të implementimit të projektit “Siguria në rrugë”, që i dedikohet kryesisht nxënësve, ofrimit dhe vlerësimit të njohurive për shenjat dhe rregullat e komunikacionit, me synim të përmirësimit të sigurisë së lëvizjes në trafik.

“Ne si MASHT e kemi mbështetur këtë projekt të Kolegjit Tempulli me qëllim që nxënëse tanë t’u ofrojmë një mundësi më shumë që të dinë për rregullat në komunikacion dhe kujdesin që duhet pasur në çdo kohë kur ata ndodhen në rrugë. Ndërsa, në të ardhmen, pas përfundimit të fazës pilotuese të Kurrikulës së Re të Kosovës, do të veprojmë sipas sygjerimeve që na vijnë nga terreni, përkatësisht shkollat pilote dhe do të shohim se në çfarë mase do të përfshihet në planprograme apo tekste shkollore të paktën si lëndë zgjedhore edhe çështja e sigurisë në rrugë”, tha z. Dakaj.

Testimi i sotëm (gara me bicikletë), ka tubuar nxënësit nga komunat e vendit, të cilët janë përfaqësues të SHFMU, të përzgjedhura nga MASHT-i. pas testit teorik të mbajtur ditë më parë.

Në këtë garën morën pjesë 19 nxënës të ndarë në grupe sipas niveleve shkollore: grupi i parë klasa 1 deri në 3, grupi i dytë – klasat 4 deri në 6 dhe grupi i tretë – klasat 7 deri në 9.

Zhvillimi i aktiviteteve të tilla dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë edhe e planit global për dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në Kosovë, këto aktivitete po organizohen për herë të dytë.

Join event

2014-6-18 2014-6-18 Europe/London U mbajt edicioni i dytë i manifestimit qendror “Nxënësit garojnë me biçikletë” Vushtrri, 18.06.2014 Është mbajtur manifestimi qendror i garave republikane “Nxënësit garojnë me biçikletë”, në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Kolegjit Tempulli dhe Forumit të Kosovë për Siguri në Rrugë. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të implementimit të projektit “Siguria në rrugë”, që i dedikohet kryesisht nxënësve, ofrimit dhe vlerësimit të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×