Tryezë e rrumbullakët: “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi në rrjetin hekurudhor Europian”

Tryezë e rrumbullakët: “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi në rrjetin hekurudhor Europian”

  • Date & Time:
    • Gusht 26, 2016

Prishtinë, 26 Gusht 2016

Në vazhdën e aktiviteteve të rregullta hulumtuese në fushën e trafikut dhe transportit në vend, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës, Infrakos SH.A. dhe Trainkos SH.A. organizuan Tryezën e rrumbullakët me temën “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Europian”.

Gjendja ekzistuese e transportit hekurudhor në Republikën e Kosovës dhe problematikat me te cilat ndeshemi si shoqëri tash e një kohë të gjatë për sa i përket kësaj sfere, kanë qenë arsyeja kryesore për një organizim të tillë.

Tryeza mblodhi bashkë përfaqësuesit e institucioneve që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre operimin dhe menaxhimin e transportit hekurudhor në vend, kurse diskutimet kryesore kishin të bëjnë me:

− Nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve me spektër të përafërt në sektorin e transportit, të tilla si: Ministria e Infrastrukturës, Kompania Infrakos SH.A., Kompania Trainkos SH.A. Kuvendet Komunale, Policia e Kosovës, Doganat e Kosoves, Kolegji Tempulli, Odat ekonomike, Kompanitë transportuese, etj.

− Krijimin e një rrjeti të përcjelljes së informacionit për edukimin/trajnimin e të punësuarve në Hekurudhat e Kosovës si dhe promovimin e transportit hekurudhor në vend përmes studimeve të larta në këtë fushë.

− Ngritjen e strukturave mbrojtëse, informuese por edhe ndërgjegjësuese me qëllim të rritjes së sigurisë në transportin hekurudhor.

− Marrjen e veprimeve të nevojshme për hartimin e strategjisë kombëtare për trafikun dhe transportin hekurudhor në vend.

− Integrimin i Hekurudhave të Kosovës në rrjetin regjional dhe  Pan-Europian.

Besojmë fuqishëm se ky aktivitet ka ndikuar në sensibilizimin e opinionit publik sa i përket respektimit të rregullave dhe shenjave të trafikut hekurudhor, parandalimin e aksidenteve në hekurudha, përmirësimin e gjendjes në trafikun hekurudhor dhe inkurajimin e qytetarëve për rritjen e mobilitetit përmes shfrytëzimit të transportit hekurudhor.

Join event

2016-8-26 2016-8-26 Europe/London Tryezë e rrumbullakët: “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi në rrjetin hekurudhor Europian” Prishtinë, 26 Gusht 2016 Në vazhdën e aktiviteteve të rregullta hulumtuese në fushën e trafikut dhe transportit në vend, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave të Kosovës, Infrakos SH.A. dhe Trainkos SH.A. organizuan Tryezën e rrumbullakët me temën “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×