Trajnimi për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, tash edhe në Kosovë

Trajnimi për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, tash edhe në Kosovë

  • Date & Time:
    • Nëntor 4, 2015

Pas kompletimit të aplikacionit dhe punës disa mujore të ekipit të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunimit profesional me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ky i fundit ka akredituar Kolegjin e shkencave të aplikuara teknike Tempulli, si ofrues i trajnimeve për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit dhe ka certifikuar Kursin bazik që i dedikohet stafit të operatorëve postar të përfshirë në përpunimin dhe transportimin e dërgesave postare.
Ky program zhvillohet në përputhje të plotë me Rregulloren Nr. 8/2014 të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, për kushtet dhe mënyrën e transportit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit në Republikën e Kosovës.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi kërkesat ligjore, kufizimet operative, udhëzimet e paketimit, etiketimin, rregulloret për dokumentacionin në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme, pranimin dhe trajnimin e dërgesave me mallra të rrezikshme dhe proceset përkatëse, gjithnjë në përputhje me manualet e fundit të ICAO dhe IATA si dhe legjislacionin vendor për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit.
Ky trajnim është i obligueshëm për të gjithë punëtorët në zyrat postare, postat e shpejta, dërguesit e mallrave të rrezikshme, doganierët, operatorët transportues të mallrave të rrezikshme, shpediterët, agjencionet turistike dhe agjentët e trajtimit të mallrave të rrezikshme.

Join event

2015-11-4 2015-11-4 Europe/London Trajnimi për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit, tash edhe në Kosovë Pas kompletimit të aplikacionit dhe punës disa mujore të ekipit të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunimit profesional me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ky i fundit ka akredituar Kolegjin e shkencave të aplikuara teknike Tempulli, si ofrues i trajnimeve për transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit dhe ka certifikuar Kursin bazik që […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×