Tempulli pranon telegram ngushëllimi nga Universiteti i Zagrebit lidhur me viktimat kosovare në aksidentin e trafikut në Kroaci

Tempulli pranon telegram ngushëllimi nga Universiteti i Zagrebit lidhur me viktimat kosovare në aksidentin e trafikut në Kroaci

  • Date & Time:
    • Korrik 27, 2021

Drejtori i Tempullit, Dr.Sc. Muhamed Krasniqi ka pranuar telegram ngushëllimi nga Prodekani për Shkencë dhe Bashkëpunim të Jashtëm në Universitetit Teknik të Zagrebit, nga Dok. Dr. Sc Marko Šoštarić.

Në telegram, Prodekani Dok. Dr. Sc Marko Šoštarić i ka shprehur Drejtorit të Tempullit ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e trafikut në autostradë në Republikën e Kroacisë ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

“Të dashur kolegë,

Në emër të Universitetit të Zagrebit, Fakulteti i Transportit dhe Shkencave të Trafikut, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta me rastin e humbjes së jetës së qytetarëve tuaj në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradë në Republikën e Kroacisë.

Në këto çaste të vështira, ne jemi afër me familjet e viktimave dhe shpresojmë për një shërim sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të lënduarve tjerë.

Edhe pse ne, si institucione që merremi me trafikun, jemi të vetëdijshëm se asnjëherë nuk janë të mjaftueshme aktivitetet për të përmirësuar sigurinë në trafik, këtë theksim edhe më shumë na sjellë në kujtesë ky aksident tragjik.

Prandaj, besojmë se në të ardhmen, përmes bashkëpunimit tonë të ndërsjellë, do të vazhdojmë të përmirësojmë sigurinë në trafik në vendet tona.

Me respekt,

Dok. Dr. Sc Marko Šoštarić

Prodekan për Shkencë dhe Bashkëpunim të Jashtëm”

Join event

2021-7-27 2021-7-27 Europe/London Tempulli pranon telegram ngushëllimi nga Universiteti i Zagrebit lidhur me viktimat kosovare në aksidentin e trafikut në Kroaci Drejtori i Tempullit, Dr.Sc. Muhamed Krasniqi ka pranuar telegram ngushëllimi nga Prodekani për Shkencë dhe Bashkëpunim të Jashtëm në Universitetit Teknik të Zagrebit, nga Dok. Dr. Sc Marko Šoštarić. Në telegram, Prodekani Dok. Dr. Sc Marko Šoštarić i ka shprehur Drejtorit të Tempullit ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e trafikut në autostradë në Republikën […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×