Tempulli përfaqësohet në Dubai në Seminarin ndërkombëtar dhe mbledhjen e IRU Akademisë me institucionet trajnuese nga Evropa, Azia dhe Afrika

Tempulli përfaqësohet në Dubai në Seminarin ndërkombëtar dhe mbledhjen e IRU Akademisë me institucionet trajnuese nga Evropa, Azia dhe Afrika

  • Date & Time:
    • Qershor 5, 2014

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, 4-5 Qershor 2014

Për dy ditë me radhë me datat  4 dhe 5 Qershor 2014,  Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ishte qendër e zhvillimit të aktiviteteve dhe takimeve të ndryshme lidhur me transportin dhe sigurinë rrugore. Në këtë seminar Tempulli është përfaqësuar nga drejtori Muhamed Krasniqi dhe profesori Ilir Mehmedi. Organizimi i këtij takimi ishte me interes për përfaqësuesit tonë sepse ishte një mundësi e mirë për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit institucional me institucione të ndryshme nga vendet pjesëmarrëse.

Përfqësuesit tanë në Dubai zhvilluan takime pune edhe me përfaqësues nga Belgjika, Franca, Zvicrra, Turqia, Danimarka, Rusia, Maroko, Jordania, Egjipti etj. Gjatë takimit në ditën e dytë IRU Academy shpërndau disa diploma dhe çmime speciale për të arriturat në punë të disa qendrave trajnuese nga  shtete të ndyshme të botës.  Ata u nderuan për kontributin e tyre të shkëlqyer dhe përpjekjet e palodhshme në organizimin e trajnimeve dhe të mësuarit për të ndërtuar udhëheqjen dhe kompetencat e nevojshme për një industri të qëndrueshme, të sigurt dhe efikase në transportit rrugor.  Fituesit e këtij viti janë qendrat trajnuese nga Moldovia, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia dhe Ukraina.

Takimi ishte organizuar nga IRU Academy dhe Auto Touring Club nga EBA dhe mbahej nën patronatin e shkëlqësisë së tij Dr. Abdulla Bilhaif Al- Nuaimi, Ministër i punëve publike  dhe kryetar i Autoritetit kombëtar të transportit të EBA-s.

Join event

2014-6-5 2014-6-5 Europe/London Tempulli përfaqësohet në Dubai në Seminarin ndërkombëtar dhe mbledhjen e IRU Akademisë me institucionet trajnuese nga Evropa, Azia dhe Afrika Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, 4-5 Qershor 2014 Për dy ditë me radhë me datat  4 dhe 5 Qershor 2014,  Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ishte qendër e zhvillimit të aktiviteteve dhe takimeve të ndryshme lidhur me transportin dhe sigurinë rrugore. Në këtë seminar Tempulli është përfaqësuar nga drejtori Muhamed Krasniqi dhe profesori […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×