Tempulli nënshkruan memorandum te bashkëpunimit me Doganat e Kosovës

Tempulli nënshkruan memorandum te bashkëpunimit me Doganat e Kosovës

  • Date & Time:
    • Tetor 18, 2012

Prishtinë 18 Tetor 2012

Në takimin e organizuar në drejtorinë e Doganave të Kosovës (DK), drejtori  i  Shkollës së Lartë Profesionale (SHLP) “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi u prit nga drejtori i Doganave të Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të DK-së dhe SHLP “Tempulli” në Prishtinë.  z. Huruglica njoftoi mysafirin për të arriturat e Doganave të Kosovës dhe tha se mirëpret nënshkrimin e këtij memorandumi dhe krijimin e mundësive që studentët e SHLP “Tempulli” të vazhdojnë të kryejnë praktikën në hapësirat e Doganave të Kosovës. Në anën tjetër z. Krasniqi shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e Doganave për bashkëpunim duke potencuar se për dhjetë vite me radhë studentët e SHLP “Tempulli” kanë kryer praktikën e tyre në DK. z. Krasniqi po ashtu theksoi se për punëtorët e Doganave të Kosovës, Tempulli do të ofrojë benificione në studime të larta Bachelor dhe Master si dhe u zotua se është i gatshëm të organizojë trajnime profesionale nga fusha e transportit dhe shpedicionit.

Memorandumi i nënshkruar ka për qëllim bashkëpunimin institucional dhe avancimin e këmbimit  dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimtarive profesionale të punësuarve dhe studentëve të cilët edukohen sipas planit të vendosur.

 

Join event

2012-10-18 2012-10-18 Europe/London Tempulli nënshkruan memorandum te bashkëpunimit me Doganat e Kosovës Prishtinë 18 Tetor 2012 Në takimin e organizuar në drejtorinë e Doganave të Kosovës (DK), drejtori  i  Shkollës së Lartë Profesionale (SHLP) “Tempulli” z. Muhamed Krasniqi u prit nga drejtori i Doganave të Kosovës z. Naim Huruglica me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për mundësitë e thellimit të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×