Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin Sapienza të Romës

Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin Sapienza të Romës

  • Date & Time:
    • Mars 30, 2015

Romë, 30 Mars 2015

Qysh nga viti 2012 Tempulli ka filluar kontaktet me përfaqësuesit nga Universiteti Sapienza rreth mundësisë së fillimit të një bashkëpunimi  në mes të dy institucioneve.  Dhe si rezultat i këtyre kontakteve të vazhdueshme gjatë një vizite të zhvilluar në Romë përveç takimeve mjaft konstruktive z. Krasniqi nënshkroi edhe Memorandum bashkëpunimin me Prof. Luca Persia nga Universiteti Sapienza i Romës.

Pjesë e takimeve ishin edhe prof. Shkëlqim Zeqo nga Tempulli dhe profesorët Antonino Tripodi, Davide Shingo Usami nga Qendra Hulumtuese për Transport dhe Logjistikë – CTL.

Universiteti Sapienza është ndër Universitetet  më të vjetra në botë, i themeluar qysh në vitin 1303. Për nga cilësia është i ranguar i pari në Itali dhe ndër më të mirët në Europë me gjithsej 11 Fakultet dhe Departamente  Hulumtuese.

Qëllim kryesor i këtij Memorandumi është bashkëpunimi akademik, shkencor dhe hulumtues në mes të Qendrës Hulumtuese për Transport dhe Logjistikë  nga Universiteti Sapienza dhe Kolegjit Tempulli.

Pikat kyçe të këtij bashkëpunimi përfshijnë: mundësinë e përkrahjes me literaturë profesionale për nevoja të studentëve të dy palëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, përkrahjen dhe bashkëpunimin për organizim dhe mbajtje të konferencave, simpoziumeve dhe aktiviteteve të cilat lidhen me trafikun dhe shkencat teknike.

Vlen të theksohet mundësia e krijuar për studentët  të vazhdojnë studimet pasdiplomike në Universitetin partner dhe vendosja e marrëdhënieve bilaterale për mundësi mobiliteti në aktivitetet akademike, shkencore dhe hulumtuese.

Join event

2015-3-30 2015-3-30 Europe/London Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin Sapienza të Romës Romë, 30 Mars 2015 Qysh nga viti 2012 Tempulli ka filluar kontaktet me përfaqësuesit nga Universiteti Sapienza rreth mundësisë së fillimit të një bashkëpunimi  në mes të dy institucioneve.  Dhe si rezultat i këtyre kontakteve të vazhdueshme gjatë një vizite të zhvilluar në Romë përveç takimeve mjaft konstruktive z. Krasniqi nënshkroi edhe Memorandum bashkëpunimin me […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×