Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë italiane “Politecnica”

Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë italiane “Politecnica”

  • Date & Time:
    • Mars 31, 2015

Bologna, 31 Mars 2015

Interesimet e para për vendosjen e bashkëpunimit në mes Kolegjit Tempulli dhe Politecnica Ingegneria e Archichettura nga Modena-Itali, datojnë qysh në vitin 2012, kur është zhvilluar projekti për Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës.

Gjatë vizitës të zhvilluar në Itali nga përfaqësuesit e Kolegjit Tempulli pas takimeve mjaft konstruktive ndër të tjera u arrit edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

Politecnica është kompani e specializuar në sektorin e shërbimeve arkitekturore dhe inxhinierike, e cila përbëhet nga më shumë se 200 punëtorë si: dizajnerë, inxhinierë, specialist teknikë të shpërndarë në pesë zyra të përhershme në: Modena, Milano, Bolonjë, Firencë , Katania dhe dy filiale në Maltë dhe në Prishtinë.

Qëllim i këtij Memorandum bashkëpunimi akademik, shkencor dhe hulumtues në mes të palëve nënshkruese.

Fushat e bashkëpunimit ndër të tjera përfshijnë: mundësinë e mbajtjes së praktikës për studentët e Tempullit në kompaninë partnere, zhvillimi i projekteve me interes të përbashkët , bashkëpunim në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera që lidhen me trafikun dhe shkencat teknike.

Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë edhe studentët, sepse do kenë mundësi që për periudha të caktuara të jenë pjesë e përvojave reale të punës, për të shqyrtuar ose fituar njohuri relevante dhe aftësitë e kërkuara për të filluar karrierën në fusha të caktuara.

Join event

2015-3-31 2015-3-31 Europe/London Tempulli nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë italiane “Politecnica” Bologna, 31 Mars 2015 Interesimet e para për vendosjen e bashkëpunimit në mes Kolegjit Tempulli dhe Politecnica Ingegneria e Archichettura nga Modena-Itali, datojnë qysh në vitin 2012, kur është zhvilluar projekti për Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës. Gjatë vizitës të zhvilluar në Itali nga përfaqësuesit e Kolegjit Tempulli pas takimeve mjaft konstruktive ndër të […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×