Tempulli merr pjesë në tryezën e diskutimit lidhur me automjetet e paregjistruara në Kosovë

Tempulli merr pjesë në tryezën e diskutimit lidhur me automjetet e paregjistruara në Kosovë

  • Date & Time:
    • Qershor 9, 2022

Prizren 09, qershor 2022

Tryeza e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot mblodhi përfaqësues institucionesh për të diskutuar lidhur me automjetet e paregjistruara dhe të pasiguruara në vendin tonë. Në këtë tryezë diskutimi është folur për sfidat e Kosovës për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër. Panelistët e kësaj tryeze shpërfaqen rolin e institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara në Kosovë. Pastaj është disktuar edhe për bashkërendimin e aktiviteteve për promovimin e sigurisë në trafik me fokus në gjendjen teknike të automjeteve dhe vlerësimin e performancës së rrjetit rrugor në Kosovë. Të pranishëm në këtë tryezë ishin zyrtar të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Banka Qendrore e Kosovës,  Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), Policia e Kosovës dhe Akademia Tempulli. Profesor Mevlan Bixhaku në prezantimin e tij solli në pah trendët e motorizimit në Kosovë dhe ndikimin e vjetërsisë së automjeteve në sigurinë rrugore.

Join event

2022-6-9 2022-6-9 Europe/London Tempulli merr pjesë në tryezën e diskutimit lidhur me automjetet e paregjistruara në Kosovë Prizren 09, qershor 2022 Tryeza e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot mblodhi përfaqësues institucionesh për të diskutuar lidhur me automjetet e paregjistruara dhe të pasiguruara në vendin tonë. Në këtë tryezë diskutimi është folur për sfidat e Kosovës për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër. Panelistët e kësaj tryeze shpërfaqen rolin […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×