Tempulli merr pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor

Tempulli merr pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor

  • Date & Time:
    • Shkurt 20, 2023
Nesër në Prishtinë mbahet Samiti i Ekselencës Hekurudhore ku do të bëhen bashkë anëtarët e Komunitetit të Transportit, industrisë së transportit dhe akademisë. Konferenca e nesërme është ngjarja me e madhe në rajon që ka për qëllim përmirësimin e integrimit të sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Ky samit do të përmirësojë më tej axhendën e politikave, si dhe do të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, më efikas, ndërveprues, të dixhitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të Samitit do të zhvillohen diskutime me përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, Komunitetit të transportit, kompanive hekurudhore, institucioneve profesionale edukative, të cilët do të shprehin qëndrimin e tyre si dhe propozimet e mundshme për përmirësimin e situatës. Nesër do të bëhet edhe Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Përsosmërinë Hekurudhore ndërmjet operatorëve hekurudhor përkatës rajonal dhe institucioneve akademike/arsimore. Nga Tempulli do të marr pjesë profesor Muhamed Krasniqi, i cili do të flas lidhur me kontributin që ofron ky institucion prej vitesh në rritjen e kapaciteteve intelektuale për operatorët e transportit hekurudhor në vend dhe jo vetëm.

Join event

2023-2-20 2023-2-20 Europe/London Tempulli merr pjesë në Samitin e Ekselencës Hekurudhore të Ballkanit Perëndimor Nesër në Prishtinë mbahet Samiti i Ekselencës Hekurudhore ku do të bëhen bashkë anëtarët e Komunitetit të Transportit, industrisë së transportit dhe akademisë. Konferenca e nesërme është ngjarja me e madhe në rajon që ka për qëllim përmirësimin e integrimit të sistemit hekurudhor të Ballkanit Perëndimor në sistemin hekurudhor të Bashkimit Evropian. Ky samit do […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×