Prishtinë, 1 Gusht 2019
Kolegji Tempulli arrin marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë softuerike “Adaptivit IT Engineering”, një kompani e cila është mjaftë kredibile dhe me suksese të shënuara në vend dhe Evropë për partneritet në transformimin digjital dhe operimin e platformës moderne digjitale.
Përmes portalit, aplikacioneve të specializuara të intranetit dhe extranetit në Kolegjin Tempulli do të përfshihen të gjitha proceset e punës dhe do të arrihet ngritja e efikasitetit të operimit, rrjedhimisht rritjes të nivelit të shërbimit ndaj studentëve dhe vijuesve të trajnimeve.
Marrëveshja është arritur nga Mentor Sahiti përfaqësues i “Adaptivit IT Engineering” i cili në vitin 1995 ka punuar një Software atraktiv për Menaxhimin e punëve të Tempullit, ndërsa në emër të Kolegjit Tempulli marrëveshja u arrit nga përfaqësuesi profesor Muhamed Krasniqi, i cili deklarojë se para 24 viteve (kur nuk ka ekzistuar fare Pentiumi), qysh atëherë Tempulli ka patur kompjuterë PC 486 dhe platformën komjuterike për menaxhimin e punës.
Marrëveshja e sotme është një hap konkret në implementim e rekomandimit të ekspertëve të jashtëm lidhur me vazhdimin e akreditimit institucional të Tempullit.