Takohet Këshilli Drejtues i Kolegjit Tempulli

Takohet Këshilli Drejtues i Kolegjit Tempulli

  • Date & Time:
    • Maj 25, 2020

 

Prishtinë, 25 Maj 2020

Sot në udhëheqjen e Kryetarit, Profesor Muhamed Krasniqit, Këshilli Drejtues mbajti takimin nga distanca. Mbledhja e sotme kalojë në një atmosferë bashkëpunuese, me diskutime të hapura dhe mjaftë konstruktive, me lidhje direkte nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Italia dhe Gjermania. Fillimisht kryetari i njoftojë anëtarët e Këshillit Drejtues me respektimin institucional të masave dhe këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës karshi situatës me COVID 19. Ai njoftojë të pranishmit me vazhdimin e procesit mësimor, ligjëratave, provimeve dhe mbrojtjes të diplomave përmes platformave online duke u përshtatur me rrethanat e krijuara. Është diskutuar edhe për implementimin e akteve të reja juridike sikur është Statuti, Rregulloret, Misioni, Vizioni, Plani zhvillimor strategjik, etj. Në takimin e sotëm përveç anëtarëve të Këshillit Drejtues morën pjesë edhe Dekani, profesor Visar Baxhuku, Sekretarja e Përgjithshme, znj. Fatime Krasniqi dhe Kryetarja e Këshillit Studentor, znj. Pranvera Grainca. Pjesëmarrja e tyre në takimin e sotëm lidhej me procesin e përgatitjeve  për vizitën e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar në kuadër të akreditimit institucional që do të zhvillohet të premten me datë 29.05.2020 nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Këshilli më pastaj emërojë Komitetin Këshill dhënës, diskutojë edhe mbi qëndrueshmërinë financiare pas COVID 19 dhe shpalosi mundësitë e reja për ndërkombëtarizimin e Tempullit. Në takim e sotëm morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues: Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, Dr. Sc. Migena Zeqo, Prof. Dr. Verica Danqevska, z. Muharrem Salihu, z. Loris Castriota, si dhe Këshilltarët z. Mentor Sahiti dhe znj. Justina Frrokaj.

Join event

2020-5-25 2020-5-25 Europe/London Takohet Këshilli Drejtues i Kolegjit Tempulli   Prishtinë, 25 Maj 2020 Sot në udhëheqjen e Kryetarit, Profesor Muhamed Krasniqit, Këshilli Drejtues mbajti takimin nga distanca. Mbledhja e sotme kalojë në një atmosferë bashkëpunuese, me diskutime të hapura dhe mjaftë konstruktive, me lidhje direkte nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Italia dhe Gjermania. Fillimisht kryetari i njoftojë anëtarët e Këshillit Drejtues […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×