Takim duke respektuar masat e reja COVID-19

Takim duke respektuar masat e reja COVID-19

  • Date & Time:
    • Maj 4, 2020

Prishtinë, 4 Maj 2020

Në kopshtin e Tempullit sot është mbajtur takimi i parë fizik, pas lehtësimit të masave nga ana e qeverisë lidhur me situatën me COVID 19. Në këtë takim në ambient të hapur mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, Dekani Dr. Sc. Visar Baxhuku, dy prodekanët Dr. Sc. Mevlan Bixhaku dhe Dr.Sc. Gezim Hoxha, Sekretarja e përgjithshme znj. Fatime Krasniqi, Zyrtaret nga shërbimi administrativ znj. Makfrire Preniqi dhe znj.Teuta Rama si dhe Koordinatori i Qendrës për Zhvillim Profesional z. Granit Hasimi.

U disktuan çështje që lidhen me procesin mësimor në këto rrethana të veçanta duke i hedhur një analizë zhvillimeve në Kolegjin Tempulli. Sekretarja informojë të pranishmit lidhur me mbajtjen e ligjëratave dhe mbrojtjen e diplomimeve përmes platformave virtuale. Ajo tregoj se sipas informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Akreditim gjatë këtij muaji pritet edhe organizimi i vizitës online për akreditimin institucional. Dekani së bashku me zyrtarët nga administrata treguan rreth përgatitjeve dhe masave konkrete të marra nga ana e Tempullit, me qëllim të implementimit të rekomandimeve të ekspertëve të dhëna gjatë vizitës të tyre të zhvilluar në vitin e kaluar.

Join event

2020-5-4 2020-5-4 Europe/London Takim duke respektuar masat e reja COVID-19 Prishtinë, 4 Maj 2020 Në kopshtin e Tempullit sot është mbajtur takimi i parë fizik, pas lehtësimit të masave nga ana e qeverisë lidhur me situatën me COVID 19. Në këtë takim në ambient të hapur mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Muhamed Krasniqi, Dekani Dr. Sc. Visar Baxhuku, dy prodekanët Dr. […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×