Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë kanë falënderuar Komunën e Prishtinës për përkrahjen e aktiviteteve të tyre për siguri në rrugë.

Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë kanë falënderuar Komunën e Prishtinës për përkrahjen e aktiviteteve të tyre për siguri në rrugë.

  • Date & Time:
    • Korrik 7, 2015

Prishtinë, 7 Korrik 2015

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim pune drejtorin e Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Muhamed Krasniqi dhe përfaqësues të Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit institucional me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së sigurisë së lëvizjes për të gjithë pjesëmarrësit në rrugët e qytetit.

Drejtori Krasniqi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës për përkrahjen e aktiviteteve për siguri në rrugë, duke premtuar gatishmërinë e Tempullit për të kontribuar në të gjitha çështjet që lidhen me trafikun dhe transportin në qytet.

Me këtë rast, në shenjë falënderimi ai i ka dhuruar një Mirënjohje për Komunën e Prishtinës për mbështetjen e Edicionit të tretë të garave Republikane në kuadër të Rivistës shkollore “Siguria në rrugë”. Ky projekt kombëtar për sigurinë në rrugë, tash e tri vite zhvillohet në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Në anën tjetër kryetari i Komunës Ahmeti po ashtu është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit, duke premtuar se Komuna e Prishtinës do të përkrahë këto aktivitete dhe do të propozojë përfaqësuesin e vet në Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë.

“Komuna e Prishtinës është e hapur por edhe e gatshme për bashkëpunim në gjitha aktivitetet e propozuara me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira dhe më të sigurta për lëvizje në rrugë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Ahmeti.

Gjatë takimit është dakorduar që të shikohen bashkërisht mundësitë për pajisjen e shkollave të qytetit me kabinet të komunikacionit.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Forumit, Shpresa Mulliqi, zyrtare për vetëdijësim dhe siguri publike në OSBE, Njazi Kusari – trajner profesional dhe Gentianë Xheladini, asistente në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli.

Join event

2015-7-7 2015-7-7 Europe/London Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë kanë falënderuar Komunën e Prishtinës për përkrahjen e aktiviteteve të tyre për siguri në rrugë. Prishtinë, 7 Korrik 2015 Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim pune drejtorin e Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Muhamed Krasniqi dhe përfaqësues të Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë. Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit institucional me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×