Për të gjashtën herë radhazi WDoR edhe në Kosovë

Për të gjashtën herë radhazi WDoR edhe në Kosovë

  • Date & Time:
    • Nëntor 6, 2020

Përfunduam serinë e takimeve të punës te iniciuara nga Profesori Muhamed Krasniqi, në kuadër të përgatitjeve të aktiviteteve në shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në trafikun rrugor. Kaluan 25 vite nga dita kushtuar kujtimit të viktimave të trafikut rrugor, ku edhe filloi të vëzhgohej ndërkombëtarisht, për dhjetë vitet e para nga Federata Evropiane e Viktimave të trafikut rrugor (FEVR). Organizatat e shumta anëtare të FEVR-it duke përfshirë RoadPeace nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1995 prezantuan për herë të parë këtë Ditë Me mbështetje të fortë nga OBSH dhe anëtarët e UNRSC, Shtetet anëtare të OKB miratuan Rezolutën 60/5 të Asamblesë̈ të Përgjithshme të OKB më 26 tetor 2005, duke bërë thirrje për një̈ Ditë Botërore vjetore të Përkujtimit për Viktimat e trafikut rrugor, si një̈ ditë e veçantë e duhur dhe e dedikuar për viktimat e aksidenteve në trafikun rrugor po edhe për familjet e tyre ”.

Sivjet për herë të gjashtë në Kosovë aktivitetet në shkallë vendi zhvillohen aktivitetet nga Tempulli, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës dhe AMRKS. Aktivitetet koordinohen zyrtarisht nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit si anëtare e rregullt e FEVR-it. Aktivitetet mbështeten edhe nga partnerit e Forumit të Kosovës për Siguri në Rrugë, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Tash e gjashtë vite rregullisht aktivitetet e Kosovës janë prezantuar edhe në kalendarin zyrtar të WDoR-së.

Join event

2020-11-6 2020-11-6 Europe/London Për të gjashtën herë radhazi WDoR edhe në Kosovë Përfunduam serinë e takimeve të punës te iniciuara nga Profesori Muhamed Krasniqi, në kuadër të përgatitjeve të aktiviteteve në shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në trafikun rrugor. Kaluan 25 vite nga dita kushtuar kujtimit të viktimave të trafikut rrugor, ku edhe filloi të vëzhgohej ndërkombëtarisht, për dhjetë vitet e para nga Federata […] Not indicated
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×